Policia ndërhyn për të shuar sherrin, shqiptari arrestohet për kokainë

Policia ndërhyn për të shuar sherrin, shqiptari arrestohet

Një patrullë e karabinierëve në Asti, ndërhynë për të shuar një sherr midis dy të rinjve përballë një restoranti në Corso Alessandria.

Por, gjatë ndërhyrjes për t'i dhënë fund sherrit të tyre, policia ka perceptuar një nervozizëm të pazakontë të njërit prej tyre, mjaftueshëm për të ngjallur dyshime.

Në këtë mënyrë, ndaj tij u zhvillua një kontroll paraprak personal dhe më pas një kontroll të imtësishëm në automjet.

Brenda makinës, në pjesën e pultit u gjetën të fshehura më shumë se 5 gram kokainë dhe të holla, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e jashtëligjshme e drogës.

Pas kësaj, 25 vjeçari shqiptar me iniciale D.E, u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Ai u dërgua në qelitë e paraburgimit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

EMISIONET