Dyzet e tre "skllevër" meksikanë, të cilët ishin detyruar  të punonin pothuajse pa pagesë në hotele të Kanadasë, u liruan sot  nga policia.

Shumica prej tyre ishin dërguar në Kanada nga trafikantët të cilët përkundrejt një shume të caktuar u kishin premtuar se do të mund të ndiqnin studimet ose të siguronin një leje pune dhe më pas leje qëndrimi në vend.

Por kur ata mbërritën në Kanada, i dërguan të qëndronin në kushte të mjerueshme, në disa qytete në Ontarion qendrore dhe lindore.

Ata gjithashtu i detyruan të punonin në  pastrimin e garazheve apo hoteleve të zonës.

Dy oficerët e një kompanie pastrimi, ka punuar me hotelet në Ontario, nuk janë arrestuar por janë duke u hetuar.

/Ora News.tv/