Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, si të dyshuar për veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend. 

Në njoftim, PK sqaron se të arrestuarit nuk janë pjesëtarë të FSK'së.

Njoftimi i plotë: 

Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit.

Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.

Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë.

Lexo më shumë në:  https://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-konfimron-arrestimin-e-pese-serbeve-n-556966/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

/Ora News.tv/