Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Një çift bashkëshortësh, Agim Buci dhe Merita Buci, 52 dhe 41 vjeç, u qëlluan nga grabitësit të cilët kishin hyrë në dyqan për ti grabitur.

Çifti ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, ku këta të fundit janë përgjigjur me armë. 52 vjeçari vdiq ndërsa gruaja ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes ndërkohë policia e Tiranes vuri në dispozicion shpërblim deri në 5 milionë lekë  per cilindo qe jep informacion te vlefshem. 


Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin." thuhet në njoftimin e efektivave blu të shpërndarë tre orë pas krimit.

13 persona ne shoqeruar

Policia informon se jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.


/Ora News.tv/