Kur policia kontrolloi një makinë të drejtuar nga Jaral McCollum dhe e dashura e tij Desiree Webster në Shawano në veri të shtetit të Wisconsin më 25 qershor, ata ngjallën dyshimet të shumta tek policia.

Pas kontrollit paraprak, aty nuk ju gjet asgjë. Policia i mori në paraburgim. Një oficer i korrigjimeve u tha oficerëve se besonte që 20 vjeçarja fshihte diçka në zgavrën e saj vaginale.

Ajo u dërgua më vonë në një qendër mjekësore aty pranë, ku policia tha se u zbuloi një qese në zonën e saj të legenit. Pasi u hoq, paketa prej 81 gramësh thuhet se përmbante 36 g kokainë, 14 g metamfetamine dhe 28 g marihuanë sintetike, marihuanën dhe MDMA, sipas gazetës së Shawano Leader.

"Nëse ajo do ta mbante për një kohë akoma më të gjatë, ajo mund të vdiste", tha doktor Ryan Murphy, mjek i emergjencës mjekësore

McCollum dhe Webster tani janë vënën në akuza për posedimin e drogës.

Policia pohon se Webster dhe McCollum bënin deri në tre udhëtime në një javë nga Shawano në Milwaukee për të blerë dhe shitur drogën.

/Ora News.tv/