Autoritetet e Detroitit në Shtetet e Bashkuara kanë gjetur dhe shpëtuar 123 fëmijë të zhdukur, disa prej të cilëve ishin rrëmbyer për trafik seksual. Të miturit, të cilët u zhdukën për muaj, u shpëtuan si pjesë e një operacioni të vetëm më 26 shtator, por lajmi është bërë publik vetëm sot për të mos rrezikuar hetimin.

Operacioni i koduar "MISafeKid", u zhvillua në Qarkun e Wayne County. Qëllimi ishte gjetja e 301 të miturve të zhdukur.

Pas shpëtimit të 123 djemve, autoritetet i morën në pyetje për të verifikuar gjendjen shëndetësore të tyre dhe përse ishin rrëmbyer.

Sipas raportit zyrtar të Marshall, asnjë nga djemtë nuk ishte viktimë e dhunës seksuale, edhe pse tre prej tyre ishin rrëmbyer për tu shfrytëzuar në tregun e seksit.

Të gjithë fëmijët gëzonin  shëndet të mirë, përjashtuar njërin që nuk kishte ngrënë prej tre ditësh.

Gjatë marrjes në pyetje të fëmijëve, autoritetet gjithashtu arritën të merrnin informacion për dy fëmijë të tjerë të humbur në Teksas dhe një në Minesota.

"Mesazhi për fëmijët e zhdukur dhe familjet e tyre, thuhet në një shënim të Marshallëve të Shteteve të Bashkuara, është se ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari ata".

/Ora News.tv/