Policia arreston "LIVE" protestuesin. Ora News sjell pamjet

Policia ka arrestuar një persona LIVE në ambientet e Spitalit të Traumës, që sipas informacioneve të para është një protestues, i cili ishte sot në protestë përpara Parlamentit.

Ora News ka transmetuar LIVE pamjet e momentin të arrestimit.

Arrestimi ndodhi ndërkohë që të lënduarit po vizitoheshin nga deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili tha se i arrestuari ishte djali i një prej protestueseve.

"Protestuesi që u arrestua këtu është djali i zonjës që është në gjendje më të rëndë këtu. E kishin me kaq nxitim për të kapur një protestues dhe nuk nxiton asnjëri për të kapur balilin dhe miqtë e Balilit", tha Balliu.




EMISIONET