Tre poilicë janë pezulluar nga puna pasi kanë pozuar  që kanë bërë me disa femra që shfaqeshin pa të brendshme në një plazh në Kankun.

Fotografitë e policit, i veshur me veshjen e punës dhe duke qeshur pranë dy vajzave janë bërë virale në media gjatë fundjavës.

Ndërsa bënte fotografinë, ai mbante edhe armën e punës. Mendohet që vajzat të jenë turiste, edhe pse kombësia e tyre nuk dihet.

Sipas Dailymail, policia kishte dalë në patrullim për të vështruar nëse ka ndonjë ngjarje të dhunës në plazhet e Kankunit.

Megjithëse është një destinacion turistik shumë i populluar, dhuna që po komentohet në pjesën tjetër të Meksikës nuk ka ndodhur në këtë zonë të preferuar për turistët.

/Ora News.tv/