Në polic trafiku i ka ardhur në ndihmë një të moshuari që po kalonte rrugën duke e mbajtur në krahë.

I moshuari me paterica, i cili mezi po ecte, u nis për të kaluar rrugën në provincën Sichuan të Kinës, kur semafori u kthye në jeshile për makinat që prisnin në trafik.

Menjëherë polici i erdhi në ndihmë, duke e marrë në krahë dhe e kaloi të sigurtë në anën tjetër të rrugës.


/Ora News.tv/