Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj është komentuar për mungesën e tij në turneun veror të këtij viti. Por, ka vendosur të zbulojë të vërtetën nëpërmjet një postimi në Facebook duke mos dhënë shumë detaje.

“Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia... Duke u nisur nga pyetjet e shumta javen e fundit për mungesën time në turneun e Portokallisë nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj!Pushime të mbara të gjithëve!Ju dua shumë!”, shkruajti ai.

/Ora News.tv/