Policat e sigurimit me kupon, Braçe: E patolerueshme që s'kanë kasë fiskale

Kreu i komisionit të Ekonomisë ka kërkuar formalizimin e shitjes së policave të sigurimit. Gjatë dëgjesës me drejtorin e AMF-së, Erjon Braçe u shpreh se çdo policë sigurimi duhet të shitet me kupon tatimor si çdo produkt tjetër në Shqipëri.

Sipas Braçes nuk duhet të ketë asnjë tolerim për këtë pjesë. Pas kësaj kërkese drejtori i AMF, Ervin Koçi tha se  do ti drejtohen me një shkresë zyrtare tatimeve.

Erjon Braçe: "Informaliteti që ekziston në tregun e sigurimeve duhet të marrë fund, sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa asnjë lloj diskutimi që polica e sigurimit duhet të shitet me kaskë fiskale, si çdo produkt tjetër në territorin e Shqipërisë. Kaq është e thjeshtë, do jetë pjesë e rezolutës së këtij komisioni dhe as që diskutohet kjo pikë fare."

Ervin Koçi: "Ne do ti bëjmë shkresë që nesër administatës tatimore por besoj që është në vullnet"

Erjon Braçe: "Nuk është në vullnet kjo gjë. Përsa kohë që administrata tatimore, çdo produkt ia nënshtron kaskës fiskale, pas asnjë lloj diskutimi që duhet ti nënshtrohet edhe ky produkt."

Erjon Braçe kërkoi më shumë kontrolle në treg duke bërë edhe paralajmërim për largime nga detyra në rradhët e AMF-së nëse nuk arrihen rezultate.

Erjon Braçe: "Ose rivendosni autoritetin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në këtë treg që ka problem të theksuar me ligjshmërinë, ose pastaj ju dhe ne ta lëmë këtë punë dhe ta themi publiksht që nuk e bëjmë dot. Nëse ju merrni vendime dhe një byro që është në kushte paligjshmërie nuk i zbaton ato, nëse ju merrni vendime dhe një kompani që është në kushte skandaloze në raport me ligjin, dy, tre këtu në Kosovë apo Maqedoni nuk i zbaton ato atëherë çfarë kuptimi ka që ekziston autoriteti."

Drejtori i Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare ka raportuar përpara komisionit të Ekonomisë në disa mbledhje për shkak të shqetësimeve të shumta të ngritura nga deputetët.

EMISIONET