"Poker" në Kupë, Gega: I kam sytë ende nga merkato

"Poker" në Kupë, Gega: I kam sytë ende nga merkato

Partizani e ka nisur me "poker" golash vitin 2019 në tokën shqiptare.

Të kuqtë kanë mposhtur 4-2 Kastriotin në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Një paraqitje e cila është vlerësuar tepër nga trajneri i kryeqytetasve, Skënder Gega, ndërkohë që ka theksuar se kushtet e fushës ishin skandaloze duke penalizuan jo pak të kuqtë.

Është ndeshje që normalisht ka problemet e veta. Fusha ishte jashtë çdo norme për të dy ekipet. Për fat të mirë çunat e kanë marrë seriozisht ndeshjen. Ne i kemi pranuar këto kushte. Shpresoj që të rregullohen kushtet. Klubi po punon, pasi merkato është pjesa e rëndësishme në këtë periudhë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodh. Kur erdha te Partizani nuk kam premtuar se do të jem afatgjatë. Jam i kënaqur dhe i lumtur. I jam mirënjohës klubit, lojtarëve dhe presidentit."-tha Gega në konferencën për mediat pas ndeshjes me krutanët.

EMISIONET