Pogradec, shiste naftë kontrabandë, pranga 39-vjeçarit

Pogradec, shiste naftë kontrabandë, pranga 39-vjeçarit

Një 39-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi u kap duke shitur naftë të dyshuar si kontrabandë.

Në pranga u vu Thanas Velo, 39 vjeç, banues në Pogradec.

"Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 4 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 60 litra naftë e dyshuar si kontrabandë, të cilën po ia shiste shtetasit N.I", tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë"

EMISIONET