Pogba: Nuk më interesojnë kritikat, për Francën jap gjithçka

Pogba: Nuk më interesojnë kritikat, për Francën jap

Paul Pogba është zotuar se do të japë gjithçka për të marrë një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e Francës dhe Kupa e Botës 2018 është ajo e duhura.

Përpara takimit të martën pasdite me Danimarkën, të cilin Franca kërkon një barazim për të siguruar vendin e parë në Grupin C, Pogba ka goditur kritikat në shtypin lokal që ai e konsideron të padrejtë.

"Kjo nuk është kompeticioni i fundit që po marr pjesë. Unë me të vërtetë dëshiroj të gëzoj dhe të harroj të gjitha kritikat, të gjitha pëshpëritjet nga prapa. Ajo që ka rëndësi për mua është ajo që po ndodh në fushë. Unë jam këtu për të dhënë gjithçka për këtë triko, për skuadrën time, për Francën, me të vërtetë dëshiroj të fitoj Kupën e Botës, e dimë se asgjë nuk do të jetë e lehtë, siç keni parë në ndeshjet e Kupës Botërore. nuk është e lehtë, është Kampionati Botëror.

"Nuk ka asnjë skuadër të vogël apo edhe lojtarë mesatarë. E di që është e vështirë ta bëjmë, por ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar. Ne do të duhet të luftojmë dhe të jemi të fortë".-përfundoi mesfushori i Manchester United.

Franca ka fituar Kupën e Botës vetëm një herë në historinë e tyre, duke e bërë këtë në shtëpi në vitin 1998.

EMISIONET