Pogba nuk druhet, zbulon skuadrën e ëndrrave

Pogba nuk druhet, zbulon skuadrën e ëndrrave

Të luash me Realin e Madridit është një ëndërr fëmijërie, dhe këtë e di mjaft mirë edhe Paul Pogba. Francezi e ka cilësuar skuadrën spanjolle si një nga klubet më të mira në rruzull, duke i dërguar në këtë mënyrë sinjale se është i gatshëm për tu bashkuar me ta.

"Është një nga klubet më të mëdha në botë. Kam thënë gjithmonë se Real Madrid është një klub ëndërr për çdo lojtar. Për momentin unë jam i lumtur në Manchester. Luaj dhe kam një trajner të ri." tha Pogba në një konferencë shtypi në Francë.

Mesfushori 26 vjeçar shihet si përforcimi ideal për skuadrën e Realit të Madridit, me Pogba që sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizoj kalimin e tij te gjiganti spanjoll.

EMISIONET