Pogba ngacmon Ibran: Mendon se je i vetmi që mund të çosh këmbën kaq lartë?

Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba nuk janë më shokë skuadre, por marrëdhënia midis tyre mbetet të jetë e mirë.

Sulmuesi suedez mori shumë vëmendje për atë shfaqje të pabesueshme gjatë ndeshjes LA Galaxy – Atlanta të dielën, ndeshje që përfundoi 2-0 dhe mesfushori duke marrë shkas nga ajo paraqitje i ka shpallur sfidë.

36-vjeçari Ibrahimoviç përformoi me një stil kung-fu gjatë ndeshjes, kur ai i hoqi topin një nga lojtarëve kundërshtarë në fushë.

Por, çfarë mund të bëjë tjetër sulmuesi veteran, sepse Pogba shfaqet dhe tregon se mund të bëjë më shumë.

Francezi që ka vlerën 89 milionë paund publikoi në "Instagram "një performancë high-kick mbi një thes boksi gjatë stërvitjes.

Duke e përsëritur me lëvizje të ngadalta, ai i vendosi dhe dixhiturën: “Zlatan, mendon se je i vetmi që mund të çosh këmbën kaq lartë”.

Sulmuesi i LA Galaxy mund të japë një reagim të menjëhershëm, sepse ka rastin për t’i treguar Pogba-së se kur ka qenë 17 vjeç ka fituar rripin e zi në taekwondo.

Në vitin 2010, gjithashtu, ai u nderua me një rrip të zi nga ekipi kombëtar i Italisë.

Ibrahimoviç vijon që të jetë një figurë popullore edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai ndihmoi skuadrën e tij me dy golat e shënuar në ndeshjen debutuese me LA Galaxy.

EMISIONET