Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Wrong Way”. Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Të arrestuarit janë:

Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë
Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë
Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshmëm i kufirit shtetëror”.

/Ora News.tv/