Çështja e vendimeve të qeverisë për tarifa të shtuara në kurriz të taksapaguesve do të kuptohej më mirë në padrejtësinë e vet, po t’i referohemi raportit të fundit të KLSH-së mbi keqmenaxhimin e fondeve publike nga administrata shtetërore.

Borxhet e krijuara, detyrimet e pashlyera, humbjet e mëdha, procedurat e paligjshme kanë bërë që dëmi financiar të llogaritet qindra miliona euro, borxhi real të kalojë shifrën 72% dhe defiçiti buxhetor të tejkalojë kufirin ligjor prej 2% të PBB-së, duke arritur në mbi 3%.

Në të gjithë sektorët ka humbje, mospagesa, shkelje ligjore, tenderime pa patur fonde publike, fshehje borxhesh.

Ndaj protesta e studentëve është një valvul shfryrjeje pakënaqësie reale, por e vetëm një fragmenti të shoqërisë. Po të lexohet raporti i KLSH-së sot në protestë duhet të jenë të gjithë taksapaguesit e këtij vendi, madje edhe fëmijët e palindur, me borxhet, kusuret e padrejtësitë e faktuara të qeverisjes.

/Ora News.tv/