Po shkonin për drekë tek gjyshërit, ura i mori jetën familjes me tre anëtarë

Mesditën e djeshme Roberto Robbiano, Ersilia Piccinino dhe Samueli, djali i vogël ishin nisur për drekë tek gjyshërit në Volti. Por rruga që kishin bërë me qindra herë, dje nuk do i çonte më në destinacionin e tyre të dashur por në botën e përtejme. Një mik ka identifikuar makinën mes rrënojave dhe më pas janë nxjerrë dhe trupat e pajetë të tre familjarëve.

" Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. " Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim” na tregoi për Ora News Ervin Abeshi i cili shpëtoi fatmirësisht pasi ura u shemb vetëm 300 metra pasi ky u largua.

Por fati nuk ka qenë me Admir Bokrinën dhe Marjus Djerri, Ata janë dy shqiptarë që kanë humbur jetën nga shembja e urës në Xhenova të Italisë.


Deri tani 39 viktima

Shkon në 39 numri i viktimave të identifikuara nga tragjedia e shëmbjes së urës Morandi në Xhenova. Rreth orës 11 të ditës së sotme janë nxjerrë nga gërmadhat e urës, trupat e 2 personave; një grua e një burrë.  

Vazhdon kërkimet ndaj personave që rezultojnë ende të zhdukur e të kërkuar nga familjarët dhe ka ende viktima të paidentifikuara. Në vendngjarje ka mbërritur kryeminsitri italian Giuseppe Conte i cili ka vizituar personat e plagosur në 3 strukturat spitalore të Xhenovas. 13 vazhdon të mbetet numri i të plagosurve në gjëndje të rëndë.

 Ka reaguar ndaj kësaj fatkeqësie edhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella i cili është shprehur se "është një fatkeqësi e frikshme dhe absurde."

Ndërsa minsitri i brendshëm Matteo Salvini është shprehur se do të kërkoj emrat e gjtihkujt që mban përgjegjësinë e mos mirëmbajtes së urës Morandi, të cilët duhet të marrin një dënim të merituar.

EMISIONET