Ky është momenti i tmerrshëm kur një nxënës 15-vjeçar është goditur me thikë deri në vdekje nga një bandë me hanxharë.

Adoleshenti po qëndronte në rrugë vetëm 100 metra larg shtëpisë së tij.

Jay Hughes, i njohur për miqtë si Jai Sewell, u sulmua nga katër burra jashtë një restoranti në Bellingham të Londrës të enjten e kaluar.

Filmi tregon 15 vjeçarin duke qëndruar jashtë restorantit, ku kishte shkuar për një vakt me mish pule.

Pas goditjes, ai ra në tokë me plagë të shumta në stomak, duke vdekur tre orë më vonë në spital.

"Unë zakonisht nuk e nxis këtë temë, por kjo është diçka që autoritetet duhet ta shohin dhe të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur", shkruan dikush që shpërndau pamjet në rrjetet sociale.

/Ora News.tv/