Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dokumentuar dokumentet dhe provat që sipas tij faktojnë se mazhoranca  tentoi të manipulojnë dhe të mbrojë Agron Xhafajn, duke detyruar Alizotin që të deklarojë se ka qenë ai që ka biseduar me ‘Babalen’.

Salinaji ka publikuar transkriptin e plotë të përgjimeve nga Prokuroria, ku rezulton se Fredi Alizoti flet për një takim me kreun e grupit të PS-së Taulant Balla. Biseda e Alizotit zhvillohet me 30 maj, dy ditë para marrjes së tij në pyetje nga Prokuroria.

Dokumentet e nxjerra nga prokuroria, thotë Salianji, tregojnë se pas ‘rrëfimit’ të Alizotit qëndron Balla dhe Veliu.

Salianji: XhafajGate!Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.Si u fabrikua “aktori”?!Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak.


/Ora News.tv/