Po peshkonte në Erzen, vdes peshkatari

Po peshkonte në Erzen, vdes peshkatari

Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në zonën e Shijakut. 

Mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike dhe dyshohet që kontakti me energjinë t'i ketë marrë jetën.

Policia e Durrësin sqaron se viktima me iniciale A.Q, banues në fshatin Vadardhë, ka rënë në kontakt me tension e mesëm, teksa po peshkonte me rrjetë peshku të lidhur me litar në majën e një tubi metalik.

Njoftimi i policisë: Më datë 05.08.2018, në fshatin Hidrovor, Hamallë shtetasi A.Q.50 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth teksa po peshkonte me rrjetë peshku të lidhur me litar në majën e një tubi metalik ka rënë në kontakt me tension e mesëm dhe ka ndërruar jetë. Nga ana jone menjëhere u ngrit grup hetimor në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë dhe perfaqësues të OSHEE - së Shijak, Durrës dhe eksperti mjeko - ligjor, i cili kreu veprimet me kqyerje të vendngjarjes dhe  trupit të shtetasit A.Q. ku nuk konstatohen shenja dhune, plagë apo dëmtime trupore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

EMISIONET