"Po më shkakton trauma të rënda mendore", Britney Spears kërkon urdhër ndalimi ndaj ish-menaxherit

"Po më shkakton trauma të rënda mendore", Britney

Britney Spears kërkoi urdhër ndalimi ndaj ish menaxherit të saj. Këngëtarja pretendon në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë në Los Angeles se Sam Lutfi i ka dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj.

44-vjeçari thuhet se i ka shkaktuar yllit të muzikës trauma të rënda mendore duke ndërhyrë në jetën e saj.

Gjykatësi vendosi që Lutfi, i cili është në një betejë ligjore me familjen e Britney për një dekadë, të qëndrojë të pakën 182 metra larg këngëtares, prindërve të saj dhe dy djemve, të cilët janë 12 dhe 13 vjeç.

Gjithashtu gjykatësi urdhëroi që ai të mos kontaktojë asnjë nga familja e Britney.

"Veprimet e Lutfi i shkaktuan trauma të rënda mendore Spears në një kohë kur ajo po rikuperohej nga stresi që lidhej me shëndetin e babait të saj dhe punën,"-shkruhet në dokumente. "Ndërhyrja e Lutfi në jetën e saj kërcënon sigurinë dhe mirëqenien e Britney."

Lutfi tha se nuk ka kontaktuar me Spears që nga viti 2009, kur gjykata dha një urdhër kufizues të mëparshëm kundër tij pas kërkesës së këngëtares.

Urdhri i përkohshëm do jetë në fuqi deri në seancën gjyqësore të 28 majit.

EMISIONET