Po luanin ruletën ruse, 17 vjeçari vritet dhe fshihet në dollap

Po luanin ruletën ruse, 17 vjeçari vritet dhe fshihet në dollap

Një 17-vjeçar u vra në një lojë të modifikuar të ruletës ruse në Las Vegas.

Matthew Minkler ishte në një shtëpi të braktisur me Jaiden Caruso, 16 vjeç dhe Kody Harlan, 17-vjeç, të premten.

Adoleshentët po luanin lojën vdekjeprurëse me një armë dhe Minkler u qëllua në nofull.

Miqtë e tij vrapuan dhe e lanë që t'i rrjedhë gjaku në dyshemenë e kuzhinës, sipas policisë.

"Ne e dimë se kjo nuk ishte ruletë ruse", tha nëna e tij Jamie Shanklin për revistën Las Vegas Review. "Biri im u qëllua në mjekër, sikur ta kishin vrarë atë.'

Caruso dhe Harlan u shfaqën përsëri në shtëpi pak pasi Minkler u qëllua. Harlan është akuzuar për futjen e trupit të Minkler në një dollap.

EMISIONET