Shitjet e "telefonave memecë" janë rritur, ndërsa gjithnjë e më shumë prej nesh tentojnë të arratisen nga smartfone dhe mediat sociale.

Pajisjet, të njohura edhe si 'telefona me funksion', u lejojnë përdoruesve të bëjnë dhe marrin telefonata duke mos pasur internet ose aplikacione të tjera.

Ato shihen si një mënyrë për të fikur lidhjen e vazhdueshme online.

Celularë të tillë si Nokia 8110, zakonisht blihen nga të moshuarit, që duan një pajisje të lehtë për t'u përdorur.

 Ndërkohë që shitjet globale të smartfonëve u rritën me vetëm 2 përqind vitin e kaluar, shitjet e "telefonave memecë " u rritën me 5 për qind, tregojnë shifrat.

Ajo vjen pas një raporti të Ofcom që zbuloi se 78 përqind e britanikëve pranuan se nuk mund të jetonin pa smartphone e tyre, duke shpenzuar mesatarisht dy orë dhe 28 minuta në internet çdo ditë.

Psikologu Dr Daria Kuss tha se disa përdorues të smartfonëve mund të jenë të vetëdijshëm se ata po e përdorin atë shumë, por nuk mund ta ndalojnë vetveten ".

/Ora News.tv/