"Po hamë perime me pesticide", të rinjtë demokratë sulmojnë me domate AKU-në në Durrës

"Po hamë perime me pesticide", të rinjtë demokratë

Cilësia e dobët e ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur të rinjtë e  Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës të protestojnë sot  përpara Drejtorisë së AKU-së.

Në mënyrë simbolike, të rinjtë demokratë goditën me domate zyrat e AKU-së.

Me pankarta në duar, ata kërkuan më tepër seriozitet dhe kontrolle nga ky institucion, duke theksuar se papërgjegjshmëria e inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin po vret dita-ditës qytetarët.

"Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone" janë shprehur ata.

Cilësia e ushqimeve dhe nxjerrja në tregje e perimeve me pesticide është ndër problemet më të mprehta për konsumatorin shqiptar, sidomos tashmë që temperaturat janë rritur ndjeshëm.

Vetë inspektorët e AKU-së e kanë të pamundur për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërkohë që në periudhën e verës në zonën e plazhit tregtohen produkte të pakontrolluara.

EMISIONET