Po "çmend" Gjermaninë, Rashica fiton duartrokitjet e ish-talentit të Realit

Milot Rashica po kalon një nga momentet më magjike në karrierën e tij. Futbollisti i kombëtares kosovare, pjesë e Werder Bremen prej thuajse 2 sezonesh është kthyer në një futbollist mjaft kyç te skuadra gjermane.

Golat spektakolarë janë thjeshtë të mahnitshëm, ndërkohë që cilësitë e tij kanë marrë edhe duartrokitjet e një ish-futbollisti të Realit të Madridit si Nuri Shahin.

"Duhet të bëni diçka të madhe për të marrë duartrokitjet e Nuri Shahin"-shkruhet në një foto të shpërndarë në rrjetin social "Twitter".

Gjatë këtij sezoni, Rashica është aktivizuar në 20 takime duke realizuar edhe 8 gola.

EMISIONET