Një këngëtar etiopan ka humbur jetën pasi u godit nga një plumb “qorr”. Të shtënat ishin për të festuar hapjen e një hoteli të ri, por fatkeqësisht prekën dhe këngëtarin.

Dadhi Gelan po performonte në një hotel në Ashufe, një qytet i vogël në rajonin e Oromia të Etiopisë, kur e goditi plumbi,

Dadhi ishte një këngëtar i njohur për këngët e tij politike. Nga ditë festimesh u kthye në një ditë zie për të gjithë banorët.

Dadhi sapo kishte mbaruar performancën kur u dëgjuan të shtënat e plumbave, tha Tufa Ëoodoja, një mik i tij për BBC.

 Njerëzit ikën nga vendi i ngjarjes pasi plumbi la të vdekur në vend këngëtarin.

/Ora News.tv/