Tre nga katër të arrestuarit gjatë aksioneve të dy ditëve të fundit të forcave RENEA në Shkodër do të mbeten në qelitë e paraburgimit, ndërsa një i katërt është dërguar në arrest shtëpie.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka vendosur arrest me burg për një periudhë 30 ditore për shtetasit Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç, ndërsa masa e sigurisë arrest shtëpie është dhënë për shtetasit Astmer Bilali.

Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur.

Akuzat ndaj tyre janë vetëm për disa fishekë, ndërsa për armët e sekuestruara nuk thuhet se të kujt janë dhe ku janë gjetur.

Avokatët kanë hedhur poshtë akuzat dhe thonë që s'ka prova, duke kërkuar lirim të menjëhershëm, sepse sipas tyre, prokuroria nuk disponon asnjë provë për implikim të këtyre shtetasve në vepra penale.

/Ora News.tv/