Edicioni i tetë i Apollo Art Koloni në Fier u përmbyll me ekspozimin e punës së artistëve pjesëmarrës. Mbi 20 punime që fryëzimin e kanë marrë nga bregdeti i Darzezës!

Frymëzimi është marrë në bregdetin e Darëzezës, në Fier dhe janë hedhur në telajo.

Janë vepra të artistëve pjesëmarrës në edicionin e tetë të "Apollo Art Koloni".

20 punime në teknika të ndryshme u prezantuan në galerinë e arteve “Vilson Kilica”.

Për drejtorin e galerisë, Pandeli Lena, mbart vlerat e artit botëror.

Pandeli Lena: Një ekspozitë dinjitoze, me vlera artistike dhe po t'i shohim janë artistë të njohur në vendet e tyre. Secili ka profilin dhe vlerat e veta, mënyrën e të pikturuarit dhe të konceptuarit, mesazhet që ata sjellin.

Pas përfundimit të ekspozitës veprat e paraqitura do ti mbeten fondit të Galerisë së Arteve, ndërsa kolonia e artistëve shënon të parën veprimtari pas pushimeve verore.

/Ora News.tv/