Plazh në vjeshtë në Shëngjin

Plazh në vjeshtë në Shëngjin

Plazhi i Shëngjinit është i mbushur me pushues të shumtë edhe në javën e fundit të shtatorit. Kushtet atmosferike dhe çmimet e ulta tashmë që sezoni është mbyllur favorizojnë ata që kanë zgjedhur këtë bregdet për të marrë rrezet e vjeshtës.

Jemi në javën e fundit të shtatorit, por plazhi i Shëngjinit vijon të ketë pushues!

Më të shumtët kanë zgjedhur të kalojnë aty fundjavën.

Pushues: "Para mbi të gjithash është natyra, djelli, klima."

Por nuk mungojnë as pushuesit disa ditore, të favorizuar nga kushtet atmosferike ende të pranueshme për të bërë plazh dhe sigurisht çmimet më të lira tashmë që zyrtarisht jemi në vjeshtë.

Sinkroni: "Çmimet janë më të mira tani. Çmimet e shtëpive me qera ata i kanë ulur jo si në korrik dhe në gusht."

Prezenca e vizitorëve në Shëngjin ka bërë që sezoni të zgjatet e për pasojë edhe bizneset të vijojnë të shërbejnë në zonë.

Zgjatja e sezonit turistik përtej verës është synim i të gjithë strukturave të përfshira në këtë sektor, që ishte një prej faktorëve kryesore për rritjen ekonomike 4.3 % për tre mujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave të Instat.

EMISIONET