Play-offi i NBA/ Golden State nuk fal ndaj Spurs, befasohet Portland Blazers

Play-offi i NBA/ Golden State nuk fal ndaj Spurs, befasohet Portland Blazers

Kampionati amerikan në basketboll për meshkuj, NBA ka luajtur sot dy sfidat e para të fazës play-off.

Në konferencën e Perëndimit, Golden State Warriors nuk ka falur përballë San Antonio Spurs, me kampionët në fuqi që të udhëhequr nga Klay Thampson dhe Kevin Durant triumfuan me shifrat 113-92.

Klay Thompson shënoi 27 pikë ndërsa Kevin Durant realizoi 24 pikë, shtatë asistime e tetë kërcime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Rudy Gay me 15 pikë. Pas nuk mbeti dhe LaMarcus Aldridge që realizoi 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet më 17 prill përsëri në shtëpinë e Golden State.

Befasia e parë ka ardhur nga New Orelans Pelicans që mposhti në transfertë Portland Trail Blazers 95-97.

Të udhëhequr nga Anthony Davis, Pelicans kaloi në epërsi 0-1 në përballje me Blazers.

Davis ishte fantastik në këtë mbrëmje duke shënuar 35 pikë, shtuar këtu dhe 21 pikët e Jrue Holiday dhe 16 pikët e Mirotic.

Rezultatet:

Konferenca e Perëndimit :

Golden State Warriors – San Antonio Spurs 113 – 92 (1-0)

Portland Trail Blazers – New Orleans Pelican 95 – 97 (0-1)

Konferenca e Lindjes :

Toronto Raptors – Washington Wizards 114 – 106 (1-0)

Philadelphia 76ers – Miami Heat 130 – 103 (1-0)

EMISIONET