Bileta e Italisë për në botërorin “Rusi 2018” kalon nga Suedia, me Italianët që vizitojnë sot Stokholmin.

Në 20:45, italianët e drejtuar nga Gian Piero Ventura, i pret një takim i vështirë përballë nordikëve që lojtarin më të mirë kanë grupin. Me Zllatan Ibrahimoviç të tërhequr nga kombëtarja, “barra” e sulmit pritet t’i besohet Ola Toivonen e Marcus Berg.

Krejt ndryshe duket situata në kampin e “të kaltërve” me Gian Piero Venturën që do bëj pa sulmuesin e Valencia-s,  Simone Zaza, i cili në stërvitjen e djeshme pësoi një dëmtim në gjurin e tij të majtë.

Mungesa e sulmuesit, pritet të ndryshojë mënyrën e vendosjes nga ish tekniku i Torinos që pritet të zgjedh midis Eder e Belottit për partnerin e Ciro Immobile në majën e sulmit, me Italinaët që objektiv kryesor kanë shënimin e të paktën një goli në fushën suedeze.

/Ora News.tv/