Plas te Tirana/ Trajneri Mema përplaset me sulmuesin afrikan, e pezullon

Plas te Tirana/ Trajneri Mema përplaset me sulmuesin afrikan, e pezullon

Te Tirana nuk kanë fund problemet. Pas sherrit në stërvitje mes Eni Imamit dhe Atinkës, një tjetër episod i ngjashëm ndodhi në sërish te bardheblutë. Trajneri Ardian Mema pati një përplasje me MIchael N'Goo.

Nëse dy mbrojtësit e zgjidhën situatën pa rënë në sy nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin afrikan, i cili kundështoi trajnerin Mema duke i kthyer fjalët. Ky i fundit nuk e ka kapërdirë dot sjelljen e tij dhe e ka pezulluar me 23 orë nga stërvitja, pas debatit që patën të martën.

Pas ndryshimit në pankinën e kryeqytetasve askush nuk e ka të sigurtë vendin në formacion. Gjatë seancës stërvitore tekniku Mema ka provuar një sër modulesh të ndryshme, me lojtarët që po japin gjithçka për të treguar në sytë e tij se po impenjohen dhe janë gati që të zbresin në fushë.

Sfida e radhës për bardheblutë është në Vlorë kundër Flamurtarit, një kundërshtarë direkt për ambiciet në Europë. Mema do të ketë përballë Dajën, ish-kolegun e tij, por dëshira për fitore është shumë e madhe. Ish-futbollisti i ka idetë e qarta për të mposhtur kuqezinjtë pasi i njeh ato mjaft mirë. Por pikëpytja që ngrihet është. A e kanë kuptuar futbollistët filozofinë e tij?

Aktualisht Tirana ka 8 pikë në klasifikim pas 8 javëve kampionat dhe objektivi Europë për momentin  duket vetëm me dylbi.

EMISIONET