Reperja e re në tregun muzikor, Tayna u pëlqye shumë nga publiku me projektin e saj të parë "Columbiana" dhe duket se suksesi do vijojë për karrierën e saj.

Vetëm pak minuta pasi Rina solli klipin 'Mami' duke treguar se është më e mira në këtë fushë, Tayna publikoi projektin e saj "Shqipe".

Mbetet për tu parë se cila këngë do të ketë më shumë klikime dhe pëlqime.

Është folur se këngëtaret nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën dhe bëjnë shpesh diss-e për njëra-tjetrën. Tayna nuk ka lënë pa përmendur faktin se zëri dëgjohet deri në Kolumbi duke lënë të kuptohet se projekti i parë ishte sukses i papritur dhe shumë i madh.

Edhe pse duket si diss, kënga është ritmike dhe mund të pushtojë klubet e natës gjatë sezonit veror.

/Ora News.tv/