"Plas" në Fair Play/ Hala akuzon Prodanin: Mos na jep moral! Shite Elbasanin te një kompani fantazëm

"Plas" në Fair Play/ Hala akuzon Prodanin: Mos na jep moral!

Emisioni "Fair Play nga Enkeleida Zeko" po trajton çështjen e problemeve financiare në klubet shqiptare. Një temë që shkaktoi debat mes të ftuarve, ku më të përfshirë ishin ish-drejtori i Partizanit, Eduard Prodani dhe ish-kandidati për kreun e FSHF-së, Shpëtim Hala.

Shkak u bë trajtimi i Prodanit, ku tregoi mënyrën se si një skuadër futbolli mund të dal me fitime, diçka që solli reagimin e Halës, i cili akuzoi Prodanin që solli në Shqipëri një kompani fantazëm si ajo që bleu Elbasanin.

Debati Prodani-Hala:

Prodani: Modelet e futbollit i kemi rreth e qark. Çështja është se ne të insistojmë në krijimin e një rregulli ekonomik. Ligji? Diçka që mund të ishte brenda kësaj pakete që të ndërhyjë dikush ta bëj. Futbolli është një aktivitet që e ka të vështirë edhe të ketë një model për shkak të rrethanave. Që futbolli të dal me fitim duhet të ulen shpenzimet. Sepse dihet se të ardhurat do të jenë të ulta për shkak të numrit të vogël të tifozëve dhe gjërave të tjera. Nëse do ta lidhim me rastin e ekonomive tregtare duhet të kishte rrethana lehtësuese për kompanitë me subjekt futbollin.

Hala: Ti ke qënë një nga aktorët, një nga ndërmjetësit që shiti skuadrën e Elbasanit ndërmjet Elbasanit dhe Manchester Group. Pra Elbasani, ajo kompani falimentoi dhe ju që po na bëni moral këtu, keni sjellë në Shqipëri një kompani fantazëm.

EMISIONET