Plas "bomba" tek kombëtarja braziliane, FIFA përjashton presidentin e federatës

Plas "bomba" tek kombëtarja braziliane, FIFA përjashton

Federata Braziliane e Futbollit pa president. Është ky vendimi i FIFA që pas akuzave për marrje ryshfeti në lidhje me të drejtat televizive, ka dënuar përjetë presidentin e Federatës Selechao, Marco Polo Del Nero.

Hetimi ndaj Del Nero ka nisur që më 23 nëntor të 2015-ën. Ai është i përfshirë direkt marrje ryshfeti për kontratat e të drejtës televizive për turne të ndryshëm, mes tyre edhe Kupa e Amerikës, Kupa Libertadores dhe Kupa e Brazilit”. –thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Akuzat e ngritura nga grupi hetimor kanë gjetur mbështetjen e Etikës, që ka vënë re shkelje të neneve të Kodit të Etikës së FIFA-s, teksa përfshihet neni 21 (i korrupsionit), neni 20 (oferta dhe pranim i dhuratave dhe përfitimeve të tjera), neni 19 (konflikt interesi), neni 15 (besnikëri) dhe neni 13 (rregullat e përgjithshme të sjelljes).

Për të gjitha këto shkelje, Del Nero ka marrë dënimin maksimal nga FIFA që e ka përjashtuar atë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe e ka gjobitur me 1 milion franga zvicerane (£ 733,000).

EMISIONET