Plaku turk dhe i biri ndalohen në portin e Durrësit. Ka një arsye

Plaku turk dhe i biri ndalohen në portin e Durrësit. Ka një arsye

Babë e bir, shtetas turq janë ndaluar në portin e Durrësit pasi dyshohet se kanë tentuar të largohen drejt Italisë me pasaporta të falsifikuara.   

Policia ka ndaluar Abdullah Orge 60 vjeç, banues në Turqi ndërsa ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë për babanë e tij, E.O, 84 vjeç.

“Shtetasit e mësipërm, më datë 15.11.2017,  gjatë kontrollit për të udhëtuar nga Durrësi për në Ankona,  janë kapur në Portin e Durrësit me pashaporta, të cilat dyshohen  të jenë të falsifikuara” informon policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Fallsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“,parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.

EMISIONET