Kryeministri Rama është përballur me shqetësime dhe pakënaqësi nga banorë të Sarandës. Por ajo që ishte më pikante dhe ra në sy, ishte shqetësimi i një gruaje minoritare, e cila ia shprehur në gjuhën greke shqetësimin e saj.

Kryeministri pasi dëgjoi shqetësimin dhe u konsultua me përfaqësues të pushtetit vendor i ktheu përgjigje. \

Biseda e Ramës me plakën minoritare

Plaka: Mirë se erdhet në bashkinë tonë. Gëzim i madh që ju kemi mes nesh. Ne kemi një problem shumë të madh këtu ne fshat. Kemi nga 1991 që shteti na ndau ullinjtë në bazë të frymëve këtu në malin e Finiqit. Po erdhi një bashkëfshatar dhe na mori truallin dhe nuk po gjejmë të drejtën tonë. Kërkojmë drejtësi. Varemi te ju të na jepni drejtesinë tonë. Nuk do të vritemi me njeri-tjetrin. (Ju lutem përkthejani, se une nuk e di gjuhën). Qe te mos bëhet ndonje vrasje, sepse jemi bashkëfshatarë, dhe na e dha shteti. Nuk na mbështet njeri, vetë komuna nga brenda nuk na e dha të drejten tonë. Këtu kemi letrat.

Rama: Faleminderit, falemnderit (efkaristo, efkaristo).

Plaka: Falemnderit dhe nga une.

Rama: Akousa me! Është një problem që e kemi në shumë zona dhe me këtë po merremi ditë për ditë për të bërë pastrimin e shumë vendimeve të mbrapshta që janë marrë dhe shumë ngatërresave që janë krijuar.

Shikoni videon.  


/Ora News.tv/