Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet 16 vjeçari

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet 16 vjeçari

Një konflikt ka ndodhur në qytetin e Durrësit mes dy djemve, ku shtetasi A.K, 21 vjeç është plagosur me thikë.

Sipas hetimeve, është arrestuar në flagrancë shetetasi S.S, 16 vjeç nën akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Prodhimin e Mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.”

I plagosuri gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar metin prerës thikë, ndërsa Prokuroria do kujdeset për veprimet e mëtejshme të ngjarjes.

EMISIONET