Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “Rilindja” të Vlorës, ku u qëllua me armë në këmbë 51 vjeçari, Arif Gerbi.

Blutë bëjnë me dije se autori i plagosjes është identifikuar si shtetasi T.B, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.  Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”,

Policia thotë se nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, shtetasi T.B., ka shkuar në ambjentet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Arif Gerbi si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Në prangat e policisë ka përfunduar edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja,Vladimir Nuhaj, 51 vjeç.

"U krye arrestimi i tij pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të  palejuara" thotë policia.




/Ora News.tv/