Plumba për vendin e parkimit, konflikti mes tregtarëve që përfundoi me “luftë”

Plumba për vendin e parkimit, konflikti mes tregtarëve që

Një vend parkimi sipas burimeve është shkaku i konfliktit mes dy tregtarëve në Lezhë që përfundoi me një të plagosur. Autori është ende në arrati, ndërsa i plagosuri jashtë rrezikut për jetën.

Një vend parkimi para dyqaneve që kishin ngjitur me njëri-tjetrin është shkaku i konfliktit mes dy tregtarëve mbrëmjen e së hënës në Lezhë, që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit dhe një të plagosur.

Aleksandër Dedgjonaj, pronari i një servisi celularësh qëlloi me armë ndaj Ardian Kolës, i cili në krah të tij jepte makina me qira.

Dy burrat janë përfshirë kështu fillimisht në një debat verbal e përplasje fizike para se situata të përshkallëzonte tek arma e zjarrit.

Në konflikt e sipër Dedgjonaj ka qëlluar në këmbë Ardian Kolën.

Ngjarja ndodhi pranë Katedralës duke shkaktuar frikë e panik mes qytetarëve të shumtë edhe për shkak të orarit kur ndodhi ngjarja.

Autori u largua me njëherë nga vendngjarja dhe mbetet ende në arrati.

Ndërsa 37-vjeçari i plagosur po trajtohet në spitalin rajonal të Lezhës për plagët me armë zjarri.

Policia e Lezhës thotë se po punon për arrestimin autorit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit mes dy tregtarëve.

Ndërkohë një person mbeti i plagosur në Vlorë pas një koflikti me mjete te mprehta.

EMISIONET