Plagosja në Korçë për borxhin, lihet në burg autori i dyshuar

Plagosja në Korçë për borxhin, lihet në burg autori i

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për  48-vjeçarin Gazmend Agolli, i cili plagosi me armë zjarri të shtunën 38-vjeçarin Erjon Hoxhallari.

Ndërsa për Daniel Moravën, personin tjetër të përfshirë në konflik u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje” sipas kërkesës së prokurorisë

Detyrim paraqitje gjykata caktoi edhe Erjon Hoxhallarin, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e Gazmend Agollit.

Ngjarja e së shtunës që shkaktoi panik në qytetin juglindor, dyshohet se kishte si shkak një debat mes palëve për një borxh të vjetër të pakthyer.

Ngjarja

Ngjarja ku mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer. 

Hoxhallari ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit, ish-punonjës i policisë, por nuk ka mundur ti shlyejë në kohë ato duke sjellë edhe përplasjen me armë.

Burime bëjnë me dije se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit.

Përplasja ka vijuar pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Korçës, ku ish- punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri mbi 38 vjeçarin Erion Hoxhallari, ndërsa ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër me iniciale A.Q por ky i fundit iu ka shpëtuar plumbave për shkak të bllokimit të armës.

Pas ngjarjes, autori ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi, ndersa për të fshehur provat shtetasi Daniel Morava ka larguar armën nga vendi i ngjarjes por është ndaluar nga policia, ndërsa më herët u arrestua edhe autori i plagosjes Gazmend Agolli.

EMISIONET