Plagosi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet fieraku

Plagosi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet fieraku

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

I arresturi është shtetasi M.K, 43 vjeç, banues në Fier.

Policia njofton se “në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

EMISIONET