Plagoset turisti austriak, motori të cilin drejtonte u përplas me maunen

Një turist austriak është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur "Çezma e thatë". 

Turistët udhëtonin drejt Skraparit dhe kanë qenë në grup me pesë motora. Njëri prej tyre është përplasur me nje mjet maune dhe ka ngelur i plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Beratit ku mori ndihmën e  parë mjekësore dhe më pas u transportua drejt  Spitalit të Traumes në Tiranë për mjekim të specializuar. 

Në vendngjarje kane mberritur ekspertet e qarkullimit rrugor, të cilet nisen hetimet për të zbardhur motivet e ketij aksidenti te rende.

EMISIONET