Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka pak ditë që ka publikuar projektin muzikor ‘N’errësirë’. Ajo ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Ëake Up’ ku rrëfeu një periudhë të vështirë për jetën e saj gjatë pjesëmarrjes në spektaklin DWTS.

“M’u desh të drejtoja “Dancing with The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë  dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbaj mend si periudhën më të errët timen  dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, tha ajo.

Por tashmë është qetësuar dhe po shijon suksesin e këngës më të re që ka nxjerrë në treg.

/Ora News.tv/