Pjerin Ndreu reagon për flamurin turk në Mirditë: Provokacion i shëmtuar

Pjerin Ndreu reagon për flamurin turk në Mirditë: Provokacion i

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër ndaj procedimit penal për 51 persona të cilët akuzohen se dëmtuan mozaikun e flamurit turk në Qafë Mollë të Mirditës.

"Me të drejtë të zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk është vendosë dot as nën sundimin e Perandorisë Osmane 500 vjet në atë tokë" shkruan Ndreu në një status në facebook duke shtuar se prokuroria duhet të niste procedim për firmën investuese e cila kishte bërë këtë "provokacion të shëmtuar"

Pjerin Ndreu: "Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te Ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj !

Mbi 50 persona janë në procedim penal ndërsa po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 14 personave të tjerë.  Sipas policisë këta persona organizuan një protestë të paligjshme duke hequr një simbol. Ngjarja u regjistrua 31 dhjetor 2017.

 



EMISIONET