"Piva çaj me 1 gisht yndyrë, por punë e madhe…" Fevziu tregon aventurat gjatë udhëtimeve

"Piva çaj me 1 gisht yndyrë, por punë e

Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij për të udhëtuar nëpër botë. Shpesh herë, ai viziton ato vende që konsiderohen të frikshme nga njerëzit, por në të vërtetë nuk janë.

Këtë gjë e ka zbuluar në intervistën për "Mos i fol shoferit” ku ndan me publikun eksperiencën e tij në një zonë të rrezikshme në Algjeri.

Blendi Fevziu: Frika vjen kur ti nuk e njeh gjënë. Unë isha para pak ditësh në Algjeri, u futa në Kazban, një prej zonave që e quajnë të frikshme të qytetit dhe në jug, në fillimin e Saharasë që e quajnë jo dashamirëse me të huajt. Aty ishin njerëz shumë miqësorë, më ftuan të pi çaj me 1 gisht yndyrë por punë e madhe, unë e ktheva. Ata u kënaqën aq shumë sa nuk më linin të ikja, më pyesnin nga je, por nuk e qëllonin dot Shqipërinë. Midis Italisë e Greqisë i them sepse nuk orientohen dot.

EMISIONET