Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka nderuar me simbolin "Çelësi i Qytetit" tenorin Saimir Pirgu, i cili në 5 mars do të ngjitet në skenën e TOB me albumin "Il mio Canto" Për kryebashkiakun, dorëzimi i simbolit të qytetit tenorit Pirgu është një shenjë mirënjohjeje për kontributin që ai ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mënyrë të veçantë për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror Për tenorin pirgu simboli i qytetit ka domethënie të veçantë. Në fjalën e tij ai vlerësoi Bashkinë e Tiranës për organizimin e koncertit. Në ceremoninë e organizuar tenori Saimir Pirgu shoqërohej nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni. /Ora News/

/Ora News.tv/