Pilotin e zë gjumi, tejkalon destinacionin gati 50 km

Pilotin e zë gjumi, tejkalon destinacionin gati 50 km

Një avion i vogël tejkaloi destinacionin e tij në Australi me pothuajse 50 km pasi pilotin e zuri gjumi në kabinë.

Piloti ishte i vetmi person në bordin e fluturimi të avionit të mallrave.

Ai po udhëtonte nga Devonport në King Island në Tasmania më 8 nëntor.

Incidenti u klasifikua si një rast 'paaftësie' dhe po hetohet nga Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB).

Zyrtarët nuk zbuluan se piloti u zgjua, para se të fluturonte avionin në mënyrë të sigurt.

Avioni Piper PA-31, i Vortex Air, kishte për detyrë të përfundonte udhëtimin prej 240 km në ora 07:15.

"Gjatë fluturimit, pilotin e zuri gjumi, duke bërë që avioni të kalonte King Island për rreth 46 kilometra,"-tha ATSB në një deklaratë të shkurtër.

EMISIONET